Banka e Shqipërisë vlerëson se paratë që zotërojnë qytetarët shqiptarë u rritën me 6 për qind në qershor në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në raportin e saj mujor, shqiptarët zotërojnë në total rreth 703 miliardë, lek, ose rreth 6 miliard euro.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Te kjo shifër përfshihen si paraja cash që qarkullon në ekonomi, ashtu edhe depozitar.
Në krahasim me muajin maj, paraja që zotërohet nga qytetarët, pra jo nga institucionet financiare (banka, fonde) apo biznese u rrit me 1.3 për qind.
Sipas të dhënave të Bankës, në qershor të vitit të kaluar qytetarët shqiptarë zotëronin 663.2 miliardë lek, në maj të këtij viti 694.5 miliardë dhe në qershor shifra u rrit në 703.3 miliardë lek..…jetoilumtu.al/
Burimi lajmifundit.al/