Këngëtarja e njohur zbulon sëmundjen e rrallë nga e cila vuan: Më qan zemra

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Këngëtarja e njohur, Olta Boka ka treguar problemin shëndetësor që e shoqëron çdo verë. Përmes një Instastory, ajo ka zbuluar se është alergjike ndaj diellit, pasi i shkakton probleme kur ekspozohet.

Këngëtarja ka treguar se kjo është një sëmundje qe nuk shërohet por mbahet nën kontroll. Kështu i ka kërkuar ndihmë fansave nëse ata kanë ndonjë zgjidhje.

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajtjet e alergjisë”, ka shkruar Olta.

Ndërsa më tej, ka sqaruar për çfarë bëhet fjalë: “Në fakt unë vuaj nga dermatiti, por ma kanë cilësuar si seborreic, duke qenë se gjatë pjesës tjetër të vitit vuaj nga tharje të përgjithshme të lëkurës dhe petëzim të kokës në cepat e saj. Këto sëmundje të cilësuara autoimune, thuhet që nuk kanë shërim, por vetëm mbajtje nën kontroll dhe përmirësim me anë të mirëmbajtjes, por këto kohët e fundit kam filluar të besoj në teoritë e Anthony Williams te Medical Medium, i cili pretendon zhdukjen e sëmundjeve autoimmune nëpërmjet një regjimi strikt ushqimor duke shmangur ushqimet kryesore që aktivizojnë këto sëmundje! Në shtator do ta testoj dhe do ju përditësoj”, shkruan këngëtarja. …jetoilumtu.al/

Scroll to Top