JiL.al - Jeto i Lumtur

Do drogonte emigrantët shqiptarë për t’i kaluar në Angli, dënohet me 8 vite burg 38-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 38-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Luan Braha, është dënuar me tetë vite burg nga Britania e Madhe me akuzën se po planifikonte të trafikonte emigrantë të paligjshëm.

Mediat vendase shkruajnë se Braha përdori lavazhin e tij në Staffordshire ‘The Boss’ për të njohur sa më shumë njerëz dhe për të hartuar planin për kontrabandimin e shtetasve shqiptarë nga Belgjika në drejtim të Anglisë.

Plani i tij ishte të të dërgonte afro 200 emigrantë tokën anleze, duk ei “ngjeshur” në pjesën e pasme të kamionëve. Emigrantët do të paguanin më shumë se 5000 £ për udhëtimin, sipas planeve të Brahas.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

38-vjeçari madje akuzohet se i drogonte emigrantët, përfshirë të miturit, për t’u siguruar që ata të qëndronin të qetë gjatë udhëtimit. Por planet e tij u prishën kur hetuesit nga Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar të West Midlands (ROCU) zbuluan përmes përgjimeve se ai ishte organizatori pas komplotit.

Ai u arrestua korrikun e kaluar në lavazhin e tij në Mill Street, Newcastle-Under-Lyme.

Braha u tha oficerëve se nuk kishte ndërmend ta vinte në zbatim planin e tij të trafikimit, por juria në Gjykatën e Kurorës së Stoke-on-Trent hodhi poshtë justifikimet e tij.

Gjykatësit e dënuan atë për komplot dhe shkelje të legjislacionit të imigracionit britanik, megjithëse ai mohoi akuzat. …jetoilumtu.al/

Burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top