Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tregun e Perimeve në Rentis të Greq isë, ku një biznesmen është gjetur i pajetë në një kamion.
Ai u gjet i lidhur dhe gojën ia kishin zënë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Trupi i burrit është gjetur nga punëtorët në Tregun e Perimeve kur hynë në kamionin e parkuar në një parking në rrugën ‘Kennedy’.
Viktima është gjetur i lidhur me kravatën e tij dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një biznesmen 47-vjeçar që ushtronte aktivitet në zonë.
Ndersa per krimin nuk ka asnje te dyshuar per momentin.
Në vendngjarje kanë mbërritur një mjek dhe policia.
Policia po punon per zbardhjen e metejshme te rrethanave te ngjarjes.
Burimi lajmifundit.al/