JiL.al - Jeto i Lumtur

Policia bën apel për mospërdorimin e armëvë nëpër ahengje familjare

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Me datë 29.07.2022, rreth orës 22:30 , Stacioni Policor Prizren-Veri ka pranuar informatën se në fshatin Korishë Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri.

Posa është marr informata, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vend ngjarje.

Nga policia është identifikuar personi që ka shtënë në ajër si dhe është gjet një armë , pistoletë me gazë.

I dyshuari ka pranuar veprën dhe kundër tij është filluar procedura penale për veprat “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë javës së fundit Policia ka konfiskuar një numër të konsiderueshëm të armëve , kryesisht armë të cilët janë përdorë në gazmende familjare duke rrezikuar vetën dhe të tjerët.

Policia përsëri ju bën thirrje qytetarëve që të mos përdoren armët e zjarrit qoftë edhe për gazmend.

Përdorimi i armës, qoftë edhe për gazmend, shkakton rrezik për qytetarët , andaj Policia e Kosovës është përkushtuar fuqishëm që veprimet e tilla të mos tolerohen..…jetoilumtu.al/

Scroll to Top