JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë në Spanjë/ 25-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë arratisjes nga ferma e kanabisit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën këtë të shtunë pasi u rrëzua nga çatia e një magazine ku kultivohej kanabis në komunën e Alaquàs në Valencia të Spanjës.

Kjo ndodhi teksa ai po tentonte t’u arratisej agjentëve të Policisë Kombëtare së bashku me shtatë shqiptarë të tjerë, të cilët u arrestuan për kultivim kanabisi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mëngjesit, kur disa efektivë policie vënë re praninë e një burri në zonën ku kultivohej kanabisi, i cili më pas u largua me vrap.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas medias së huaj, gazeta Levante-emv thotë se magazina nga e cila ra i riu përdorej për kultivimin e kanabisit.

Agjentët zbuluan se pjesa e brendshme e zonës  ishte një fermë droge me një plantacion të madh kanabisi.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të arrestuar dhe viktimës..….jetoilumtu.al/  

 

 

Burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top