Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ky është momenti kur policia “zbarkon” në Lezhe dhe arreston 30-vjeçarin Gjergj Ndreca.
Gjergj Ndreca ishte i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve naroktike dhe policia kishte marrë njoftim se 30-vjeçari ishte pasagjer në mjetin me drejtues Ervin Ndreca.
Për këtë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.
Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin e tij, për të shpëtuar kështu Ndrecën nga prangat.
Në foto shihet sesi efektivët e “Shqiponjës” kanë “kërcyer” nga mjeti dhe kanë arritur të arrestojnë Gjergj Ndrecën, i cili shihet i shtrirë në tokë.
30-vjeçari është arrestuar pak ditë më parë, ndërsa u procedua penalisht E. N., 22 vjeç dhe Ervin Ndreca, 25 vjeç, banues në Lezhë pasi akuzohen për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Burimi lajmifundit.al/