Historia e një babai dhe të birit të tijë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një djalosh i ri i përkëdhelur gjithmonë nga babai i tij i pasur, do të diplomohej javën e ardhshme. Disa javë më parë ai pa një makinë sportive shumë të bukur në një vitrinë dhe e donte atë si dhuratë diplomimi nga i ati.

Ditën që ai pa atë makinë, shkoi brënda dhe mori detajet e shitësit dhe të makinës. Ai i dha shenja të dukshme të atit se e donte atë makinë në ditën e tij të diplomimit. Djaloshi i ri ishte vërtet shumë i gëzuar ndërkohë që priste atë makinë si dhuratë nga i ati sepse ai merte gjithmonë atë që dëshironte nga babai i tij.

Më në fund, dita e diplomimit erdhi. Babai e thirri atë në zyrën e tij dhe i kërkoi të ulej. Babai u ngrit dhe solli një dhuratë të bukur të paketuar. Babai ia dha dhuratën duke i thënë se sa krenar ishte që kishte një djalë si ai dhe se sa shumë e donte atë. Djaloshi shumë i lumtur hapi me nxitim dhuratën, duke shpresuar se do të gjente në të çelësat e makinës sportive. Por ajo që gjeti në të ishte një libër. Ai u zhgënjye dhe u zemërua shumë kur pa vetëm një libër dhe jo çelësat e makinës sportive.

Me nerva ai ngriti zërin dhe i tha të atit, “Me gjithë ato para që ke ti më bleve këtë??” dhe doli nga shpia fluturimthi duke ia hedhur librin të atit mbi tavolinë. Djaloshi u zemërua aq shume saqë doli nga shpia e të atit pa pritur as të merte një përgjigje nga babai i tij dhe vendosi të mos kthehej më kurrë. Shumë vite kaluan dhe djaloshi u bë një biznesmen i suksesshëm tamam si i ati. Ai nuk e ka parë më të atin që prej ditës së diplomimit.

Një ditë ai mer një telegram se i ati kishte ndërruar jetë dhe se ai i kishte lënë të gjitha ato që kishte trashëgimi të birit, dhe për këtë arsye djaloshi duhej të kthehej dhe të kujdesej për gjërat që i kishtë lënë i ati. Kur arrit në shtëpinë e të atit, ai ndjeu mërzitje dhe pendimi i mbushi zemrën. Ai shkoi të zyra ku foli për herë të fundit me të atin. Ati filloi të shikonte për gjërat që do të sistemonte.

Në një nga sirtarët ai gjeti të njëjtin libër të cilin babai ia kishte dhuruar ditën e diplomimit. Të gjitha kujtimet iu kthyen rrufeshëm. U ul në të njëjtën karrige dhe me lotët që i rridhnin në fytyrë, hapi librin dhe filloi të shfletosë faqet një e nga një. Pasi kaloi disa faqe ai pa një vrimë në mes të librit ku ishin vendosur çelësat e makinës sportive dhe një shënim në të. Në shënim ishte shkruar…

“ME DASHURI PËR DJALIN TIM, I CILI MË BËRI KAQ KRENAR…”

Mësimi:

Shpesh herë në jetë Paragjykojmë njerëzit që takojmë dhe gjërat që përjetojmë në Jetë ngaqë ato nuk janë Paketuar ashtu si ne presim të jenë, prej kësaj ne marrim Vendime Drastike të bazuara në Keqkuptime. Kur jemi të zemëruar, duhet të ndalemi për një Çast para se të bëjmë një Gjykim të Ashpër për një person apo për një situatë. Më e rëndësishmja është se duhet të mësojmë të falim Përpara se të jetë shumë Vonë!

 

Jeto I Lumtur.al

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top