Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Nje ngjarje e rende ka ndodhur, ku nje 17 vjecare gjeti vdekjen e menjehershme pasi u godit nga rryma elektrike.
Një paralajmërim urgjent mbi mbajtjen e telefonave dhe karikuesave pranë është dhënë pasi një adoleshente vdiq tragjikisht pasi e kapi korrenti teksa flinte gjumë me telefonin e saj celular pranë.
Viktimë mbeti 17-vjeçarja Khorn Srey Pov, një përkthyese kineze që punonte për kompaninë e minierave të arit Sing Yon Kong Yik në provincën Kratie, Kamboxhia.
Pov kishte bërë dush dhe kishte lënë telefonin e saj duke u karikuar mbi shtrat. Pasi doli nga dushi, mendohet se u shtri në shtrat dhe e zuri gjumi mbi telefon, ku gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit nga rryma elektrike që përcillte pajisja e saj elektronike.
Incidenti ka nxitur debat në mediat sociale për sigurinë e karikuesve të telefonit.
“Ata duhet të bëjnë fushata ndërgjegjësimi publik se si të kenë kujdes me energjinë elektrike,” tha një person..…jetoilumtu.al/
Burimi lajmifundit.al/