Një fëmijë 11-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri motrën e tij 9-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një fshat të Korinthit, Greqi.
9-vjeçarja u dërgua fillimisht në qendrën shëndetësore të Akratës dhe më pas me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve Karamandane të Patrës, ku po trajtohet.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Protothema.gr raporton se 9-vjeçarja ka marrë plagë të rënda në dorë.
Sipas burimeve për mediet greke ngjarja ka ndodhur në një nga arat që familja e fëmijëve kishte në fshat.
Nga aty 11-vjeçari ka marrë armën e gjahut që ndodhej në arë dhe që sipas informacioneve të para i përket gjyshit të tij.
Për pasojë fëmija ka qëllua pa dashje motrën e tij të vogël, e cila ka mbetur e plagosur rëndë në dorë.
Ndërkohë mësohet se babai i dy fëmijëve është arrestuar për neglizhencë ndaj të miturve, por me urdhër të prokurorit është lënë i lirë..…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/