A e dini? Bubullima është zëri i njërit melek prej melekëve ashtu siç e argumenton këtë Suneti Profetik
Hadithi që është transmetuar nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregon se bubullima është zëri i melekut, e jo siç mendojnë disa njerëz se bubullima vinë si pasojë e përplasjes së reve me njëra-tjetrën. Këto janë disa hadithe që tregojnë se bubullima është zëri i melekut.
Është transmetuar hadith i vërtetë në “Edebul Mufred” të Bukhariut, në faqe 262, kapitulli: “Nëse dëgjohet bubullima,” me numër 300, hadithi është hasen me numër 559/722, transmetohet nga Musa bin ‘Abdul-‘Aziz, i cili ka thënë: më ka transmetuar Hakemi, e ky thotë: më ka transmetuar Ikremeh se Ibn ‘Abasi kur e dëgjonte gjëmimin e bubullimës, thoshte:
سبحان الذي سبحت له
“I pastër nga çdo e metë është Ai, të Cilin e madhërojnë (me tesbih – subhanAllah).”
Dhe ka thënë (Ibn Abasi):
إن الرعد ملك ينعق بالغيث، كما ينعق الراعي بغنمه
“Me të vërtetë, bubullima është një melek i cili i gjëmon shiut, ashtu siç bariu u piskat deleve të tij.”
Dhe ky është hadith hasen (i mirë), e ka bërë hasen Shejkh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahih Edebul-Mufred.”
Dhe (një hadith tjetër) e ka nxjerrë Ahmedi dhe Tirmidhiu dhe është saktësuar nga Ibn Abasi se ka thënë:
“Jehudët e takuan të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe i thanë: “Na trego se çfarë është bubullima? Ai tha: “Është një melek nga melaiket e Allahut, i cili është përgjegjës për retë, në dorën e tij ka një kamxhik prej zjarri, përmes tij i ndalon retë dhe i drejton aty ku e urdhëron Allahu.” Ata thanë: “E ç’është ky zë (gjëmim) që e dëgjojmë?” Ai tha: “Ai është zëri i tij.” Ata thanë: “E ke thënë të vërtetën.”
Ky është hadith hasen, e ka bërë hasen Shejkh Albani (Allahu e mëshiroftë) në Silsiletul-Ehadith es-Sahiha (4/491).…jetoilumtu.al/