EMRI, kush është 32-vjeçari që mori peng Ersida Dyrmyshin, në 2018 rrëmbeu dhe torturoi ish-gruan

Jil
Jil
3 Min Read

Marjus Musaku është 32-vjeçari nga Lushnja që mori peng nënën e 2 fëmijëve dhe u mbajt me forcë për disa ditë në një dhomë hoteli në zonën e ish-Kënetës në Durrës. 

Marku ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje. Në vitin 2018 mori peng ish-gruan për 24 orë, ndërsa pas denoncimit të babait të 27-vjeçares u arrestua.

Gjithçka ndodhi pas konflikteve që solli edhe divorcin. Gjatë kohës që ishin të martuar, ish gruaja e ka denoncuar për dhunë dhe torturë fizike.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Si ndodhi ngjarja:

Gjendet E.D nëna e dy fëmijëve nga Durrësi e cila ishte zhdukur prej 9 ditësh dhe po kërkohej nga familjarët e saj.

30-vjeçarja ishte marrë peng dhe ka deklaruar në polici se po mbahej pa dëshirën e saj nga një person me Marjus Musaku nga Lushnja në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje E.D, si dhe 32-vjeçarin që e kishte marrë peng. Ky i fundit ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje.

Pasi është gjetur nga policia, 30-vjeçarja ka deklaruar në polici se është mbajtur me forcë për disa ditë në një dhomë hoteli në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Sipas saj ajo është detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

32-vjeçari Marius Musaku u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

jetoilumtu.al/

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *