JiL.al - Jeto i Lumtur

Goditi për vdekje fëmijën 5 vjeç, reagojnë ‘uniformat blu’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka ndërruar jetë 5-vjeçari, i cili u godit nga një skaf në plazhin e Potamit, në Himarë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rrth 5 vjeç. Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i skafit është një ish punonjës policie.

Informacion paraprak

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.v.…jetoilumtu.al/

 

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top