Sigurohen detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur në mesditë në plazhin e Potamit.
Fëmija është identifikuar si vajza me inicialet J.A., lindur e rritur në Angli.
Mësohet se familja e vajzës 5 vjeçe që ndërroi jetë nga forca e përplasjes me mjetin lundrues jeton prej vitesh në Angli.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Familja Avdia që pësoi një tragjedi të vërtetë teksa ndodhej me pushime në Himarë është me origjinë nga Tropoja.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes..…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/