JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO/ Babai i vogëlushes tentoi të rrihte Arjan Tasen pas tragjedisë në Potam

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Skafi që aksidentoi për vdekje vogëlushen 7-vjeçare mesditën e sotme në plazhin e Po tamit të Himarës drejtohej nga shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Elbasan, Arjan Tase.

Ende nuk dihet nëse ai ka patur patentë detare për të drejtuar një mjet ujor. Ai u afrua në breg të detit për të marrë familjen dhe u nis sërish drejt detit por shkaktoi tragjedinë duke lënë të vdekur 7-vjeçaren.

Por pasi shkaktoi aksidentit tragjik, Tase nuk ka zbritur nga gomonia për të parë gjendjen e saj, as bashkëshortja e tij, teksa është konfliktuar verbalisht me pushuesit e tjerë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Së fundmi, janë publikuar disa foto ku një person tenton edhe ta godasë Arjan Tasen, teksa konfliktohen fizikisht në breg të detit. Dyshohet se ai është babai i vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën, teksa në një foto tjetër shfaqet me duart në kokë dhe të zhytur në zhavor i tronditur nga ngjarja e rëndë.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, raporton se nuk ka patur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.

Pas tragjedisë, Arjan Tase është shoqëruar në komisariatin e Himarës, teksa është përjashtuar edhe nga radhët e Policisë së Shtetit./VoxNewsjetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top