JiL.al - Jeto i Lumtur

E priste me kallash jashtë derës/ Gazetarja kërcënohet me jetë, i dërgohet vrasësi në shtëpi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një gazetare iraniane që jeton në SHBA dhe punon për “Zërin e Amerikës” është tentuar të ekzekutohet në banesën e saj nga një mbështetës i regjimit në Teheran.

Masih Alinejad është një zë i njohur kritik i qeverisë së Teheranit dhe në të kaluarën ka qenë viktimë e një tentative rrëmbimi për shkak të punës së saj. Ajo ka shpërndarë në të kaluarën video të grave që rebelohen publikisht kundër detyrimit për të veshur mbulesë.

Por në videon e fundit që ka bërë publike shihet në derën e banesës së saj në Nju Jork, një person, i cili “Nbc News” raporton se kishte shkuar aty për të vrarë gazetaren.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Autoritetet amerikane e kanë arrestuar burrin misterioz dhe kanë zbuluar që ai posedonte një pushkë automatike AK-47.

Ndërkohë, vetë Alinejad videon e publikuar e shoqëron me mbishkrimin: “Kjo është skena e frikshme që portretizon një burrë që u përpoq të hynte në shtëpinë time në Nju Jork me një armë të mbushur për të më vrarë.

Vitin e kaluar FBI e pengoi Republikën Islamike të më rrëmbente.

Krimi im është t’u jap zë njerëzve pa zë. Administrata amerikane duhet të jetë e ashpër ndaj terrorizmit”.

jetoilumtu.al/

 

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top