Rrahu për vdekje e fqinjin per një vend parkimi, Gjykata e Tiranës lë në burg Alban Menerin

Jil
Jil
2 Min Read

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Menerin, pasi vrau fqinjin e tij Nikolin Stakës, duke e goditur me grushte dhe shkelma.

Përpara togave të zeza 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjëndje të dehur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Por, ky pretendim I tij është hedhur poshtë nga akuza, pasi sipas prokurorisë nuk ka rezultuar se ai ka qenë I dehur kur është konflikutar me viktimën.

Ngjarja ndodhi pasditen e 30 Korrikut në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht do debatonte me një parukuiere.

Shkak i debatit u bë një vend parkimi që Meneri pretendonte se e zotëronte dhe se ishte pronë e tij.

Në këto momente ka dalë në dritare 56-vjeçari, Nikolin Staka me profesion mësues, e në përpjekje për të shuar konfliktin, viktima i ka kërkuar 51-vjeçarit të mos debatonte me një grua.

Meneri i ka kërkuar 56-vjeçarit Staka, të vinte poshtë për ta sqaruar.

Sapo viktima ka zbritur, është goditur me grushta në fytyrë e qafë, ku pas disa orësh si pasojë e hemoragjisë së brendshme humbi dhe jetën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *