Mbi 43 mijë euro cash në makinë, arrestohet për pastrim parash i riu nga Fieri (Emri)

Jil
Jil
1 Min Read

FIER

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Sekuestrohen 43.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, arrestohet një 21-vjeçar në Fier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar në informacionet për një shtetas që dyshohej se posedonte një shumë të konsiderueshme parash të përfituar nga veprimtaria kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Stafeta”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasin Marjus Proko, 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale..…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *