JiL.al - Jeto i Lumtur

Zjarrfikësi në Vlorë telefonon OSHEE-në për të disatën herë: Na dogjët brenda

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pasditen e sotme, u përfshi nga zjarri një sipërfaqe toke në lagjen “Partizani” në Vlorë, duke rrezikuar dhe banesat që ndodheshin aty pranë.

Por ky zjarr nxori në pah edhe mos bashkëpunimin e institucioneve në një rast të tillë emergjence madje duke vënë në rrezik zjarrfikësit që po punonin për shuarjen e flakëve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Shërbimi zjarrfikës kishte kërkuar ndërprerjen e energjisë elektrike në këtë zonë por strukturat e menaxhimit të shpërndarjes së energjisë nuk kishin vepruar.

 

Në një video të publikuar nga Syri dëgjohet një zjarrfikës që merr në telefon OSHEE-në për të fikur eneregjinë.

Ai dëgjohet të thotë se i kanë lajmëruar disa herë por sërish ka pasur transmetim të rrymës.

Zjarri në Vlorë dogji hektarë shkurre, por fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në banesa dhe njerëz./Syri….jetoilumtu.al/

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top