Moderatorja Ester Bylyku ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se ka nisur një romancë me ish-partnerin e Fjolla Morinës, Fisnik Sylën.
Në një postim në Instastory, moderatorja ka mohuar zërat se është në një lidhje me biznesmenin.
“Nuk jam në një lidhje. Me asnjë figurë publike!!”- shkruan moderatorja.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Nga ana tjetër Fisnik Syla ka konfirmuar zërat se është në një lidhje. Këtë konfirmim biznesmeni zgjodhi ta bëjë në rrjetin e tij social Snapchat.
Ai publikoi një foto duke drekuar buzë detit me të dashurën e re. Mirëpo vetëm kaq detaje ka ndarë Syla në Storyn e tij në Snapchat. Ai akoma vazhdon ta mbajë mister identitetin e vajzë, të cilës i duket vetëm dora.
Zërat se ajo është në një romancë me Fisnikun nisën vetëm pak ditë më parë kur ai postoi një video me këngën “Të ka marrë malli” të reperit Stresi. Krah videos ai shkroi: “Tiranase, a të ka marrë malli të më shohësh?”. Pas këtij postimi, erdhi ai i prezantueses, e cila është nga Tirana, Ajo ka ndau një video me vendndodhjen ‘Belgjikë’, ku qëndron biznesmeni, duke shkruar: “Vij së shpejti tek ti”.
Ester realizoi pak kohë më parë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. E pyetur nëse është në lidhje ajo e ka pranuar diçka të tillë.
Ajo publikoi një foto krah partnerit duke treguar vetëm pak nga ai, që ngjasonte shumë me Fisnikun, duke lënë të mendohet se aludimet janë të vërteta. Megjithatë tani ajo sqaroi për herë të parë që nuk bëhet fjalë për të.
Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.
Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021./panoramaplus…jetoilumtu.al/