JiL.al - Jeto i Lumtur

U vra nga i dashuri i saj, e shkuara e errët e 17-vjeçares, disa vite më parë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Detaje tronditëse janë zbuluar nga e shkuara e 17-vjeçares Nikoletta, e cila dyshohet se u vra në banesën e saj në Peristeri nga i dashuri pakistanez.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës dhe trupi i pajetë i adoleshentes u zbulua pasi nëna e saj kuptoi se diçka nuk shkonte pasi ajo nuk i përgjigjej në telefon.

Në gjendje të rëndë psikologjike babai i saj ka zbuluar anën e errët të jetës së vajzës tij. Karolidis tha se në moshën 11-vjeçare Nikoletta dhe vëllai i saj 8-vjeçar janë përdhunuar nga tre burra, dy shqiptarë dhe një i moshuar 83-vjeçar.

Madje theksoi ai, vajza është përdhunuar sistematikisht dhe është detyruar të largohet nga Makrohori me nënën dhe vëllain e saj për të jetuar në Athinë.

Sipas informacioneve, një prej autorëve ka pasur lidhje me nënën e saj, ndërsa dy shqiptarët janë dënuar për rastin.

Dy shqiptarët fillimisht u arrestuan dhe u lanë në paraburgim në vitin 2018, por u liruan një vit më vonë për shkak të mungesës së provave.

Por vendimi u ankimua dhe e njëjta gjykatë, por me trupë gjykuese tjetër, vendosi që t’i shpallte fajtorë për përdhunimin e motër e vëlla.

26-vjeçari shqiptar u dënua me 53 vite burg, ndërsa shoku dhe bashkëpunëtori i tij 28-vjeçar u dënua me 12 vite.

Ndërsa i moshuari u nda nga jeta në vitin 2018, para se të ulej në bankën e të akuzuarve.

26-vjeçari po vuan dënimin në burg, ndërsa 28-vjeçari mësohet se është i arratisur në Gjermani. Rasti tronditi shoqërinë e Makrohorit në vitin 2018, pasi 26-vjeçari kishte nisur në një lidhje dashurie me nënën e Nikoletës, e cila ishte divorcuar dhe jetonte me katër fëmijët e saj të mitur.

Pasi fitoi besimin e saj, ai dhe shqiptari tjetër 28-vjeçar dyshohet se kanë përdhunuar, joshur dhe ngacmuar fëmijët e mitur.

Përveçse i përdhunuan vetë, ata i kishin gjetur edhe “klientin” 83-vjeçar pedofil që abuzonte me fëmijët e mitur dhe u arrestua bashkë me shqiptarët.

17-vjeçarja Nikoletta i shpëtoi makthit kur nëna e saj mori atë dhe të vëllain e u shpërngulën në Athinë.

Por ëndrra për një jetë më të mirë larg kujtimeve të tmerrshme të fëmijërisë së saj përfundoi në tragjedi mbrëmjen e së hënës, kur ajo u gjet e pajetë në dhomën e saj në Peristeri, pasi kishte përjetuar një vdekje torturuese në duart e partnerit të saj 22-vjeçar.……jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top