U gjet e vetëvrarë në banesë, zbardhet drama e jetës së 29-vjeçares shqiptare që jetonte në Greqi

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mëngjesin e sotëm një 29-vjeçare shqiptare u gjet e vetëvarur në banesën e saj në Lamia, ndërsa dyshohet se ngjarja kishte ndodhur një javë më parë.

Mediat greke kanë zbuluar detaje të rënda lidhur me dramën e jetës së saj dhe familjes, të cilët kishin emigruar në Greqi kur ajo ishte 5 vjeçe.

Edhe pse në kushte të vështira ekonomike, ajo dhe motra e saj arritën që të shkollohen falë punës së prindërve, ndërsa viktima kishte mbaruar fakultetin e Filologjisë me nota mjaft të mira.

Por dramat e saj nisën kur papritur, kur pak vite më parë, për shkaqe natyrore babai u nda nga jeta, ndërsa vetëm në 2020 nëna i dha fund jetës duke u mbytur në det.

Pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve, e reja thuhet se vijonte të punonte, por pas pandemisë vendi i punës së saj u mbyll.

Përgjatë kësaj kohe ajo thuhet se ka pasur vështirësi në gjetjen e një punë, arsye kjo që mendohet ta ketë çuar drejt vetëflijimit.……jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *