Fshihej në Shqipëri pasi ishte nën hetim për drogë, arrestohet 25-vjeçarja sapo zbret në portin e Ankonës

Jil
Jil
2 Min Read

Një grua e cila ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 person të tjerë është arrestuar në portin e Ankonës në Itali.

Mediet italiane shkruajnë se dy bashkëshortët, për t’i shpëtuar dispozitës së gjyqtarëve, ishin larguar në vendin e origjinës, në Shqipëri.

Ajo përfundoi në “arrest shtëpie” për trafik droge, pasi mbërriti nga Shqipëria dhe zbriti në portin e Ankonës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

25-vjeçarja, sapo zbriti, u përball me policët  e komisariatit Città di Castello së bashku me stafin e Skuadrës Lëvizëse të Drejtorisë së Policisë së Ankonës.

Falë informacioneve të marra nga hetuesit, 25-vjeçarja është gjurmuar mëngjesin e djeshëm, 4 gusht në portin e Ankonës ku mbërriti me një anije nga Shqipëria.
Kundër burrit të gruas u lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s.

Operatorët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës, pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet, e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie.

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *