JiL.al - Jeto i Lumtur

U kapën me mbi 100 kg kanabis në Korçë, arrestohet 33-vjeçari, shkon në 26 numri i të ndaluarve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email


Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 11”, i zhvilluar dy ditë më parë në Korçë.

Vihet në pranga 1 shtetas tjetër, i shpallur në kërkim, i përfshirë në tentativën për trafikim të 101 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në 26 numri i të ndaluarve gjatë njëmbëdhjetë fazave të operacionit “Restart”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Restart 11”, të zhvilluar më datë 03.08.2022, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

-E. K., 33 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës.

Ndalimi i tij u bë në zbatim të urdhrit të datës 04.08.2022, të nxjerrë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku u ndaluan shtetasit M .R., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilët me mjetin tip kamion të markës “Scania”, tentuan të trafikonin në drejtim të Turqisë, 101 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë po vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

jetoilumtu.al/

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

 

Scroll to Top