Noizy lë pas hatërmbetjet me Elvana Gjatën: Nuk e mbyll karrierën time pa bërë një duet me atë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Noizy duket se ka nisur një kapitull të ri të karrierës së tij.

Në intervistën për emisionin “Pushime On Top” në Top Channel, Noizy është pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të realizojë ndonjë bashkëpunim me këngëtaren Elvana Gjata. Ai nuk ka hezituar asnjë minut për të kthyer një përgjigje rreth kësaj pyetjeje.

Ai tha se ka shumë dëshirë të bëjë një këngë me Elvanën, i cili nuk dëshiron ta mbyllë karrierën e tij pa bërë një këngë me të, duke na lënë të nënkuptojmë se hatërmbetjet mes tyre kanë përfunduar, pasi reperi e përmendte tek teksti i këngës “Jena mbretër” në vitin 2008.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himni i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike. Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën”, përfundoi reperi Noizy.

“Na jena mbretër, kryesoret e kësaj nate FUCK BABA RECORDS cuz i’m sick prej asaj Gjatës. I thom m`falni për Frengjishten. E ngatërroj ngapak kur e miksoj me anglishten e kupton këtë”, këto janë rrjeshtat e Noizy-t në këngën e tij “Jena Mbretër” për Elvana Gjatën.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *