Iu kap kokainë poshtë dyshekut, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, mes tyre dy vajza (EMRAT)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mbi 23 kilogramë kokainë dhe një hashash, të fshehura nën një krevat dopio dhe një divan janë gjetur në një banesë në Itali, në Anzola, ndërsa në pranga kanë rënë tre të rinj shqiptarë, një 27-vjeçar, Juljan Prini, dhe dy vajza 24-vjeçare.

Mediat italiane thonë se gjithçka nisi nga një aksion pranë shtëpisë që çoi në ndalimin e të riut. Pas kontrollit iu gjet droga si dhe material ambalazhi dhe rreth katër mijë euro cash.

Në seancën gjyqësore  27-vjeçari Juljan Prini i mbrojtur nga avokatët Alessandro Veronesi dhe Alessandro Cristofori, ka marrë përgjegjësinë për posedimin e drogës, duke shpjeguar se ka kërkuar mikpritjen e dy bashkatdhetarëve, të cilat i njihte prej disa vitesh dhe se lëndën e kishte futur në shtëpi, ndërkohë që ato nuk ishin të pranishëm.

Të njëjtin version dhanë edhe dy të rejat, të mbrojtura edhe nga avokati Veronesi.

Ndaj gjyqtari Alberto Gamberini (prokuror Roberto Ceroni) ka urdhëruar lirimin e tyre, ndërsa vendosi masën e paraburgimit për 27-vjeçarin, por pa rrethanë rënduese.

jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top