Vrasja e 7-vjeçares Jonada Avdia nga polici Arjan Tase në plazhin e Potamit me një skaf gjigant po merr përmasat e një skandali që ka përfshirë Policinë e Shtetit krahas faktit që është një tragjedi për familjarët dhe traumë për të gjithë shoqërinë.
Siç raportohet policia e Vlorës ishte në dijeni të aktivitetit të ish-shefit të Policisë së Himarës dhe lëvizjeve të tij të dyshimta me skafin e fuqishëm në jug, por askush nuk kishte ndërhyrë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mësohet se Policia Kufitare ishte vënë në dijeni nga qytetarë, por edhe nga vetë strukturat e policisë së Arjan Tase kishte një skaf të madh, me të cilin lëvizte nëpër breg duke rrezikuar jetën e pushuesve, por duke qenë se kishin të bënin me një koleg, askush nuk ndërhyri deri sa ndodhi tragjedia më datë 2 gusht.
Ky është edhe shkaku se përse u shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues i Policisë Kufitare në Vlore dhe përse ata po hetohen për shpërdorim detyre, pasi askush nuk i tha “Stop” policit me skaf Arjan Tase.
Një element tjetër shqetësues ka të bëjë me raportin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila duket se ka tentuar të lehtësojë Arjan Tasen pasi vrau 7-vjeçaren duke shënuar në raport se goditja kishte ndodhur 15 metra në thellësi të detit.
Ky detaj e lehtëson Tasen pasi tregon se ngjarja ka ndodhur në thellësi ku mund të lundronte skafi dhe jo në zonën e mbushur me plazhistë./AbcNews
Megjithatë, ky raport u hodhe poshtë nga prokuroria e Vlorës, e cila e klasifikoi ngjarjen e rëndë si “vrasje me dashje në mënyrë indirekte”, pavarësisht se kolegët donin ta nxirrnin jashtë hekurave shpejt e shpejt Arjan Tasen.…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/