Viktimë e një loje në TikTok, mjekët i heqin 12-vjeçarit aparaturat që e mbanin në jetë: Dramë për familjarët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

12-vjeçari Archie Battersbee ndërroi jetë në spital sot në orën 12:15 i rrethuar nga familja e tij pasi mjekët i hoqën tubat që e mbanin në jetë prej një kohë të gjatë.

Nëna e  Archie-t, Hollie Dance dhe halla Ella Carter u thanë gazetarëve se ai kishte ndërruar jetë teksa komunikoi me mediat jashtë Spitalit Mbretëror të Londrës në Whitechapel, në lindje të Londrës, ku Archied po trajtohej

Sipas mediave britanike, Hollie tha: ‘Archie ndërroi jetë sot në orën 12:15. Ai luftoi deri në fund dhe jam shumë krenare që jam nëna e tij.’

Anëtarët e familjes ishin dukshëm të prekur ndërsa përfaqësuesit e spitalit jepnin detaje mbi vdekjen e të miturit.

“Nuk ka absolutisht asgjë dinjitoze të shikosh një anëtar të familjes apo një fëmijë të vdesë. Asnjë familje nuk duhet të kalojë kurrë atë që kemi kaluar, është e tmerrshme”, tha ajo.

12-vjeçari kishte qenë në koma që kur u gjet pa ndjenja nga nëna e tij në prill dhe po mbahej në jetë nga një kombinim i ndërhyrjeve mjekësore, duke përfshirë ventilim dhe trajtime me ilaçe, në Spitalin Mbretëror të Londrës në Ëhitechapel, në lindje të Londrës.

Familja e tij beson se ai mund të ketë marrë pjesë në një sfidë në Tiktok pasi u gjet pa ndjenja nga nëna e tij, Hollie Dance, më 7 prill…jetoilumtu.al/

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top