JiL.al - Jeto i Lumtur

Tragjedi në plazh, mbytet një 12 vjeçar shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni i Kosovës është mbytur të mërkurën në plazhin e Velikës në Ulqin, raporton Vijesti.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 3 gusht rreth orës 15:00, ndërsa është publikuar vetëm ditën e sotme nga mediat e Malit të Zi.

Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por pa rezultat.

Sipas Vijesti, djali ka ardhur në plazh me vëllain, por nuk e ka vënë re se ai po mbytej. Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili ka vërejtur se fëmija në mënyrë të panatyrshme po pluskonte në cekëtinë.

Ekipet e shpëtimit kanë tentuar edhe reanimacionin para mbërritjes së ambulancës, por pa sukses.…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top