Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një konflikt verbal mes dy personave në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë, eskaloi në sulm e kërcënime dhe që të dy përfunduan në ndalim policor.
Përleshjes që dyshohet se ndodhi në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, i parapriu një debat mes dy palëve për shkak të një sasie të dheut të hedhur para shtëpisë. Ky motiv banal çoi në konflikt fizik, për çka u desh intervenimi i Policisë.
Burimet nga Prokuroria kanë njoftuar se bëhet fjalë për të dyshuarit Mërgim Limani (29-vjeçar) dhe Ylber Fejzullahu (42-vjeçar), të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje lidhur me këtë rast.
Ata po dyshohen se përleshën për shkak të një debati lidhur me disa punime (një sasi e dheut që u hodh) që ishin kryer afër shtëpisë së të dyshuarit Limani.
Konflikti mes tyre duket se përfundoi deri në momentin kur i dyshuari 42-vjeçar i shkoi 29-vjeçarit i armatosur në shtëpi, ku dyshohet se e kanosi seriozisht me një armë, duke iu drejtuar “unë ty ka me t’vra”, thotë ky burimi, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, përveç kanosjes, i dyshuari Fejzullahu ia kishte shpuar të dyshuarit tjetër edhe gomën e veturës së tij.
Kjo bëri që dikush ta njoftojë Policinë, me ç’rast njësitet policore me urdhër të Prokurorit e aprovim të Gjyqtarit kryen bastisje, ku gjetën edhe municion, prova këto që bashkë me armën u konfiskuan.
Të dyshuarit u shoqëruan më pas në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.
I dyshuari Fejzullahu do të hetohet për veprat penale ‘kanosje dhe posedim të paautorizuar të armëve’, ndërkaq Limani për veprën penale ‘sulm’.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata….jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/