Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident ka në mesditë në aksin që lidh Vlorën me bregdetin e Jugut, pranë Llogarasë. Përplasja e dy automjeteve ka paralizuar trafikun në këtë segment rrugor, mjaft të frekuentuar nga pushues që zgjedhin bregun e Jugut.
Radha e automjeteve në pritje ka qenë kilometrike në të dy kahet e rrugës.
Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.…jetoilumtu.al/