Ndoqi klientët me thikë, identifikohet pronari i restorantit në Sarandë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Alban Çoba, 48 vjeç është pronari i restorantit në Sarandë që është shpallur në kërkim nga policia pasi është konfliktuar me disa klientë.

Këtë pasdite, rreth orës 18:00 disa klientë nga Delvina kishin refuzuar të paguanin darkën që kishin konsumuar në një restorant.

Duke qenë se situata nuk ishte zgjidhur mes kamerierit dhe klientëve, kishte ndërhyrë vetë 48-vjeçari Çoba.

Ky i fundit i ndoqi klientët me thikë në dorë gjë që shihej edhe në videon e publikuar nga JOQ. Policia është vënë në kërkim të 48-vjeçarit, por nuk e ka gjetur as në lokal dhe as në shtëpi e për rrjedhojë e ka shpallur në kërkim.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top