Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa raportohet se kanë mbetur disa persona të plagosur, mes tyre një fëmijë.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.
Në aksident është përfshirë një fuoristrada “Mitsubish” dhe një “Audi a6”.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Pirajve.
Mësohet se “Audi” me targa të Kosovës ka kryer një parakalim të gabuar duke u përplasur me makinën tjetër, që vinte në drejtim të Lezhës, për pasojë 4 persona janë plagosur, një në gjendje të rëndë.
Trafiku është bllokuar në të dy anët dhe lëvizja është devijuar në aksin e vjetër, Kallmet- Dajç…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/