JiL.al - Jeto i Lumtur

Policia kontroll në “Audi”, sekuestrohen në Muriqan rreth 15 mijë euro, procedohen dy të rinj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shumë prej 14.030 euro dhe 1130 paund, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme, janë sekuestruar në kufirin e Muriqanit, ndërsa janë proceduar penalisht 2 shtetas që nuk i deklaruan në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit C. R. dhe shtetasin S. R.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.030 euro dhe 1130 paund, që i posedonin shtetasit C. R. dhe S. R., të cilët nuk i kishin deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Nga veprimet hetimore dyshohet se shumat e parave të sekuestruara janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Një shumë prej 14.030 euro dhe 1130 paund, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme, janë sekuestruar në kufirin e Muriqanit, ndërsa janë proceduar penalisht 2 shtetas që nuk i deklaruan në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit C. R. dhe shtetasin S. R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.030 euro dhe 1130 paund, që i posedonin shtetasit C. R. dhe S. R., të cilët nuk i kishin deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Nga veprimet hetimore dyshohet se shumat e parave të sekuestruara janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.…jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top