Ministria e Mbrojtjes: Era e fortë favorizon flakët në fshatin Dushkarak, po ndërhyn helikopteri

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se situata e flakëve të zjarrit në fshatin Dusharak të bashkisë Selenicë nuk paraqitet e mirë dhe informon se po ndërhyn helikopteri i Forcës Ajrore.

Peleshi shkruan se po punohet nga toka dhe nga ajri dhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin, në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.

“Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet. Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat”, ka shkruar Ministri Peleshi në Facebook./tvklan.al

jetoilumtu.al/

 

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *