Situata e zjarreve në vend/ Digjen tre shtëpi në Bërdicë, cilat janë zonat më problematike

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tre shtëpi janë djegur prej zjarrit që ka përfshirë sot njësine https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative të Bërdicës në Shkodër, ndërsa janë aktive tetë vatra zjarri në të gjithë vendin.

Flakët janë përhapur me shpejtësi si rezultat i erës. Forcat zjarrfikëse dhe ushtria kanë evuuakuar menjëherë banorët në dy prej shtëpive ndërsa e treta ka qenë e pabanuar prej pak kohësh.

Edhe në këto momente po vijon lufta me flakët në Bërdicë ndërsa zjarret kanë rrethuar të gjithë Shkodrën, nga Postriba në Bardhaj e deri në kufirin me Malësinë e Madhe.

Prej mbrëmjes të së dielës një vatër zjarri është aktive në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë, dhe po ndërhyet nga ajri. Deri tani janë djegur rreth 30 hektarë me shkurre dhe pemtari e ullinj.

Aktualisht në fshatin Dushkarak po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore.

E njëjta situatë është edhe në fshatin Zezë të bashkisë Krujë ku një natë më parë flakët që po përhapeshin rrezikuan edhe banesat.

Ndërsa në Bashkinë Kurbin për vënien nën kontroll të flakëve në vatrat e ndezuar  është ndërhyrë edhe me heikopter.

Në shuarjne zjarreve në vend janë angazhuar rreth 600 forca operacionale, nga policia, forcat e armatosura,bashkitë dhe banorë të zonës.

Një zjarr i madh ka përfshirë edhe rrethinat e Divjakës duke rrezikuar disa banesa por me ndërhyrjen e zjarrfikëseve situata u qetësua.

Ndërkohë u dogjën sipërfaqe të mëdha me vreshta dhe ullinj, ndërsa u rrezikua dhe një pikë e  depozitimit të gazit.  Terreni është shumë i vështirë dhe po ndërhyet me mjete rrethanore.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

“Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat”, sipas ministrisë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se në të gjithë territorin e vendit aktualisht janë aktive 8 vatra zjarri.

Në fshatin Gjysulkanë të Tiranës, ka rënë një zjarr i cili rrezikoi edhe banesat.

Në Malin e Tolës në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat, vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Në  Durrës, në fshatin Shetaj, është aktive një vatër zjarr.

Në fshatin Zezë, janë rrezikuar dhe banesat, ku operacioni këtu ka filluar në orët e para të mëngjesit.

Në fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë, në harkun kohor prej një ore janë aktivizuar mbi 10 vatra zjarri

Në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe kodre me ullishte.

Ndërkohë 49 mjete zjarrfikëse janë në terren duke punuar për shuarjen e zjarreve nëpër pyje të cilat  kanë shakktuar dëme të konsiderushme.

jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top