Policia në aksion, kap 377 kg kanabis mes Shqipërisë dhe Greqisë, e pësojnë keq dy shqiptarë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia greke gjatë një operacioni ka kapur dy sasi kanabis, njëra me 77 kg dhe tjetra me 300 kg në zonën kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas policisë greke, në operacionin e parë të zhvilluar në zonën kufitare pranë Qaf Botës në Igumenicë, policia arrestoi një shtetas shqiptar pasi në automjetin e tij me targa greke u gjet sasia prej 77 kg kanabis sativa.

I pyetur prej agjentëve ai pranoi se lëndën narkotike do ta dërgonte në Athinë ku edhe do të paguhej për transportimin e saj.

Policia thotë se vlera e drogës llogaritet në më shumë se 190.000 euro.

Ndërsa një tjetër sasi prej 300 kg kanabis u gjet në zonën kufitare në konën e Kozanit.

Sipas policisë lokale, sasia e drogës ishte fshehur në një kamionçinë e cila rezulton e vjedhur në zonën e Athinës. Drejtuesi i saj mundi të largohet sapo vuri re se po ndiqej prej agjentëve të policisë.

Mësohet se është bërë i mundur identifikimi i tij prej shenjave të gishtërinjve të lëna në makinë, dhe bëhet fjalë për një shtetas shqiptar me precedentë të mëparshme penalë.

 

jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top