Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Dushkarak të Vlorës.
Aktualisht po mbahet në monitorim për të mos iu afruar shtëpive edhe pse vazhdojnë të digjen pyje dhe pemë.
Shqetësuese është një tjetër vatër zjarri në afërsi të fshatit Amonicë, Selenicë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Zjarri ka përfshirë dhjetra hektarë pyje duke rrezikuar disa fshatra.
Ndërkaq më herët u bë e mundur ndërhyrja me helikopter, edhe pse vatrat e zjarrit nuk janë shuar ende.
Më herët ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u bëri thirrje banorëve që të evakuohen nga banesat e tyre, nëse u kërkohet nga autoritetet.…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/