4 mijë euro me gomone për Angli per shqiptaret, TikTok reagon për reklamimin e trafikut të njerëzve

Jil
Jil
2 Min Read

 

Pamjet e publikuara pak ditë më parë në TikTok tregojnë festën e disa shqiptarëve të hipur mbi një gomone, momentin kur mbërrin në ujërat territoriale angleze.

Prej më shumë se një viti, rrjetin social kinez TikTok e kanë kthyer grupet kriminale shqiptare, në një instrument falas reklamimi të trafikun të njerëzve drejt Anglisë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Muajt e fundit kanë qenë të shumta shkrimet plot kritika në median angleze, të përcjella edhe nga Top Channel për fushatën agresive të reklamimit të trafikut të njerëzve, nga Franca në Angli me gomone në TikTok.

Në të drejtat e përdorimit të këtij rrjeti social, TikTok thotë se e ndalon publikimin e të tilla postimeve me sfond të pastër kriminal.

Përmes postës elektronike një zëdhënës i kompanisë TikTok tha:

“Postime me një përmajtje të tillë nuk kanë vend në TiKTok. Ne nuk lejojmë apo promovojmë të tilla reklamime trafiku njerëzish gjë e cila është e sanksionuar në rregullat e komunitetit. Ne  i kemi mbyllur në mënyrë permanente të tilla llogari“.

Nga përgjigja e zyrës së shtypit të këtij rrjeti social me 1 miliard përdorues, del në pah edhe një aspekt tjetër. Reklamimet e grupeve shqiptare janë subjekt i punës hetimore të agjencive ligj zbatuese angleze.

“Ne punojmë ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët në këtë industri për të gjetur dhe fshirë të tilla postime të kësaj natyre. Ne jemi pjesë e një plani të përbashkët me NCA (Agjencinë Kombëtare Britanike Kundër Krimit të Organizuar) duke i ndihmuar në luftën me krimet online të lidhura me emigracionin”.

Rrjeti social TikTok thotë se ka me mijëra persona që punojnë për zbatimin e rregullave dhe se në mbështetje të kësaj platforme vinë ekspert lokal të 60 gjuhëve dhe dialekteve, ku përfshihet gjuha shqipe…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *