JiL.al - Jeto i Lumtur

Zelensky kërkesë Perëndimit: Ndaloni turistët rusë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë turistët rusë.

“Rusët duhet të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë”, tha Zelensky për The Washington Post. Zelensky argumentoi se një ndalim i tillë do të ishte më efektiv se sa sanksionet aktuale, të cilat ndalojnë linjat ajrore ruse dhe zyrtarët e lidhur me Kremlinin.

Sjellim në vëmendje se rusët ende mund të marrin viza për BE dhe SHBA.

BBC News shkruan se “thirrja e Zelensky mund të marrë vetëm mbështetje të kufizuar, pasi Rusia – pavarësisht sanksioneve – ka lidhje të gjera biznesi globale dhe turistët rusë janë ende të mirëpritur në destinacionet e pushimeve si Egjipti, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”./tvklan.al

jetoilumtu.al/

 

 

Scroll to Top