JiL.al - Jeto i Lumtur

Në mjerim dhe pa energji elektrike, detaje rreth 48-vjeçarit që vari veten në Përrenjas

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu\

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 48-vjeçarin që i mori sot jetën vetes, pasi jetonte në skamje ekstreme dhe së fundmi nuk kishte as energji elektrike në banesë.

Mesohet se të ardhurat e familjes kanë qenë vetëm 3 mijë e 600 lekë të reja në muaj, ndërkohë që së bashku me 48-vjeçarin jetonte edhe motra e tij.

Të dy kanë qenë persona me probleme të shëndetit mendor, madje e motra ka qenë e shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, ndërsa vetë i ndjeri ishte shtruar më parë në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.

Trupi i te ndierit është marrë në orën 10:00 për t’iu bërë autopsia dhe për shkak se nuk vinte mjeku ligjor të bënte autopsinë, trupi është mbajtur deri në orën 19:00 ndërkohë që varrimi nga bashkëfshatarët ishte vendosur të mbahej në orën 17:00.

Trupi tani është tërhequr nga morgu ndërsa ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 08:00.

jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top