E FUNDIT/ Dyshohet se vrau shqiptaren Nevila Pjetren, italiani arratiset nga qelia dhe i hipën trenit

Jil
Jil
3 Min Read

 

Detaje të reja janë zbuluar pas hetimeve të vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri dhe një transgjinori në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se autori i dyshuar i kësaj vrasje, italiani Daniele Bedini për herë të dytë që të arratiset nga ambientet e paraburgimit, por në të dyja herët dështoi.

Bedini tentoi që të largohej nga burgu Cerialdo, por u kap 30 minuta më pas. Ai u ndalua në një stacion dhe kishte hipur në një tren që shkonte drejt Fossano-s. Por gardianët e burgut e kuptuan menjëherë tentativën dhe e arrestuan. Tashmë ai ndodhet në siguri maksimale.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Aktualisht është e vështirë të kuptosh se ku donte të shkonte 32-vjeçari, ndoshta të ikte në Francë apo të shkonte në shtëpi. Bedini nuk është i ri në këtë lloj sjelljeje: 32-vjeçari kishte tentuar të arratisej disa javë më parë nga burgu i La Spezias, Villa Andreino.

 

Më 16 Korrik, Bedini tentoi me anë të dy çarçafëve që të zbriste na muri i burgut. Por për shkak të peshës nuk mundi. Nëntë ditë më vonë ai u transportua në Cuneo.

Bedini akuzohet për vrasjen e prostitutës shqiptare, Nevila Pjetri.  Ajo u gjet e vrarë të dielën në shtratin e lumit Parmignola në Marinella, në afërsi të Sarzana, e vrarë me dy plumba pistolete në kokë.

Pak më larg, disa orë më vonë u gjet edhe trupi i Camilla-s, transit që jetonte në Albiano Magra. Edhe për këtë të fundit dyshohet se autor është Bedini, madje hetuesit thonë se ka gjasa që të ketë një lidhje mes dy vrasjeve.

Daniele Bedini rezulton person me precedentë penalë për grabitje dhe disa vepra të tjera penale, vepra që duket se i kryente edhe për të siguruar kokainë.

Dyshimet janë se ai e mori prostitutën shqiptare në makinë jo për shërbimin e saj, por për ta grabitur..…jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *