Ky ishte sfondi i trazuar i një ndjenje tё re pёr njё ёndёrr tё vjetёr: Stefania kish hyrë përsëri në jetën e tij me elegancën qё shkёlqente prej dinakёrisё, hem si një frymёzim, hem si një sfidё për frikёn e botёs. Atëhere si një mësues i vjetër, i futi një të fshirë dërrasës së zezë të këtij sfondi me thashetheme për funde Bote edhe shpërthime, qё tё shkruante atje disa fjalë dashurie. E mendonte pleqësisht dhe kjo e ëmbëlsonte si një ngushëllim për rininë e mbaruar, kur konstatonte se ajo nuk kish ndryshuar aq sa kish kujtuar ai gjithë ato vjet. Përkundër frikës idiote të të tjerëve, që vinte jo aq nga fundi i mundshëm i botës, por nga një vlerësim i çmendur për vetveten, ai ishte gati të betohej se edhe Stefania ish e pandjeshme për fundin e botës dhe për të gjitha fundet e tjera, sepse ajo ishte krenare si perëndeshë. Të dy së bashku e kishin në dorë dashurinë si arsye për të lënë pas dere budallallëqet për vegimet e apokalipsit. Hapte sytë dhe ndërsa çuditej me këtë surprizë dashamirëse, i gjente edhe më të realizueshme projektet e dashurisë.
Në kohën e komunizmit, si bashkëshorte e një ministri, ajo kish qënë plot ëmbëlsi edhe dritë, kurse tani, në demokracinë e vonuar, s’ishte vecse një pastruese e tërhequr nga jeta. Fshinte e lante shkallët e banesave të tjera dhe shkallët e pallatit ku Mitro Filipi kishte shtëpinë. Por, kjo nuk e pengonte më shkrimtarin të mbushte netët e pagjuma me përfytyrime. Përkundrazi! Edhe pse shumë vite kishin kaluar, edhe pse tashmë asaj i ishte thelluar ndonjë rrudhë më shumë dhe i dukeshin që larg ca thinja pjekurie, edhe pse trupi i saj kish zemëruar me kohë ca ёngjëj të finesës, edhe pse sytë i kish të lodhur dhe melankolikë, edhe pse ajo nuk e përshëndeste asnjëherë më ngrohtë se postieri që sillte letrat në mëngjes, edhe pse dyshonte ndonjëherë se dëshirat e saj qenë thartuar dhe ishin shndërruar në shfryrje dhe mllefe shtrigash për pushtetarët e rinj, e pikëllohej fort prej tyre, edhe pse, pra i mendonte të gjitha kështu, ai kishte nevojë praninë e saj njëlloj si njëherë e një kohë.
Madje, ndodhte që heshtja e saj dhe mbyllja e saj e ndillnin edhe më shumë. Ajo i fanitej përherë në përfytyrim, e veshur ose me fustanin e kuq, ose krejt lakuriq, me vithet e fryra që ia frynin si kurrëndonjëherë dallgët e vonuara të dëshirave mashkullore, me seksin e zbuluar që kish magjinë të ngrihej mbi të gjitha ethet e botës dhe me gjinjtë vajzërorë, që gjithsesi, edhe pse s’qenë të tilla, i fusnin të dridhura në trup.
Në kohën e komunizmit, si bashkëshorte e një ministri, ajo kish qënë plot ëmbëlsi edhe dritë, kurse tani, në demokracinë e vonuar, s’ishte vecse një pastruese e tërhequr nga jeta. Fshinte e lante shkallët e banesave të tjera dhe shkallët e pallatit ku Mitro Filipi kishte shtëpinë. Por, kjo nuk e pengonte më shkrimtarin të mbushte netët e pagjuma me përfytyrime. Përkundrazi! Edhe pse shumë vite kishin kaluar, edhe pse tashmë asaj i ishte thelluar ndonjë rrudhë më shumë dhe i dukeshin që larg ca thinja pjekurie, edhe pse trupi i saj kish zemëruar me kohë ca ёngjëj të finesës, edhe pse sytë i kish të lodhur dhe melankolikë, edhe pse ajo nuk e përshëndeste asnjëherë më ngrohtë se postieri që sillte letrat në mëngjes, edhe pse dyshonte ndonjëherë se dëshirat e saj qenë thartuar dhe ishin shndërruar në shfryrje dhe mllefe shtrigash për pushtetarët e rinj, e pikëllohej fort prej tyre, edhe pse, pra i mendonte të gjitha kështu, ai kishte nevojë praninë e saj njëlloj si njëherë e një kohë.
Madje, ndodhte që heshtja e saj dhe mbyllja e saj e ndillnin edhe më shumë. Ajo i fanitej përherë në përfytyrim, e veshur ose me fustanin e kuq, ose krejt lakuriq, me vithet e fryra që ia frynin si kurrëndonjëherë
Por në këtë betejё tё re të ndaluar, Mitro Filipi ndihej i ngatërruar keq me veprimet e pastrueses qё nё fillim, sepse në to vazhdonte tё sundonte paqartësia. Tani, në ikje, në rrëzim, në gropën e madhe të zakonshmërisë dhe përfundimit, jashtë çdo llogjike dhe normaliteti, ajo i shpërfillte të gjitha kujtimet e lavdisë së dikurshme, ndërkohë që duhej të bënte të kundërtën. Dikur e kish përvëluar ankthi i të djelave me dashuritë e pabëra akoma dhe e ndiqte shkrimtarin nga pas, por dhe lumturohej nga ndjekja e tij, tani përkundrazi, si lëvizte as fija e flokut nga gjallërimi i ri i shkrimtarit të mplakur. Shprehja prej të rrëzuare, që pikturohej si një mungesë nëpër tiparet e saj, ku s’kish megjithatë dëshpërim, as krenari, por rregëtinte zhgënjimi, vështrimet e saj, ku shkumëzonte qëkur shuarja e premtimeve, ishin të mjafta që ndërsa e joshnin shkrimtarin, ta largonin njëherësh: jo rrallё ai fyej nga kjo grua me fshesë dhe me kovë, qё aq i bёnte pёr emrin e tij, famën dhe sfidën që ky i kish bërë publikisht fundit të botës.
Njё kohё ndaloi tё mbushej me frymё. Ishte e kotё! Pastruesja e pamëshirshme nuk shqetësohej dhe aq për pikat e shtuara në çatinё e dëshirave, ku trarët e tij shumё shpejt do fillonin të binin një nga një dhe pas tyre edhe shtëpia e tёrё. Mitro Filipi u ndje i mallkuar që hakmarrjen më të madhe të jetës së tij do ti duhej ta ndizte në prag të pleqërisë kur fuqitë nuk i premtonin shumë, kundёr njё gruaje. I zemëruar keq me shpërfilljen e saj, i ktheu shpinën pastrueses duke u betuar se nuk do ti hidhte mё sytë as drejt saj dhe as drejt të shkuarës. U zhduk. Një mbasdite bëri gati valixhen, mori dorëshkrimet dhe sendet e nevojshme, thirri shoferin, dhe vetëm mbas dy ditësh në Vithkuq u kujtua që nuk kish lajmëruar askënd për aratinë e radhës.
Në fshatin e origjinës së shenjtë për të cilën tani krenohej më shumë se për romanet që kish shkruar, Mitro Filipi kёtё herё i takoi tё gjithё pleqtё edhe njёherё nga e para, në një betejë të re për të krahasuar misterin e vjetër me faktet e reja tё Malit tё Shenjtё. Pasi e kish lёnё njё kohё tё gjatё pas dore lumturinё, ajo ish shndruar nё diçka tё prekshme. Qё nё ditёt e para, Stefania befas u ç’vlerёsua: Përballë pasionit për të hyrё edhe mё thellё misterit tё ngjarjeve qё mbёshtillnin Varrin e Pagëzimit, pastruesja u shndrua nё njё send tё pavlerё. Hormonet e dashurisë ju mpiksën shkrimtarit. Gratë qenë si verë e holluar kur bëhej fjalë për gëzimin e pastër të punës intelektuale. I lumturuar prej stuhisë së ngazëllimit që i solli bindja e re se ai nuk ndodhej krejt rastësisht në këtë botë, por kish një mission, dhe ky mission ishte zbërthimi i enigmës së vjetër, filloi të hetojë nga e para. Kur nuk kish mё kё tё pyeste nё fshat, shkrimtari mbyllej nё dhomёn e tij tё hotelit pёr tё shkruar dhe ditё tё tёra pastaj endej në malësinë e Vithkuqit për të saktёsuar gjeografinë e dikurshme të qytetit që tani nuk ekzistonte më. Në një skicë ndërtoi planimetrinë e lagjeve të qytetit sipas pёrshkrimeve tё at Thomait. Në qendrat e tyre shënoi me kryq kishat e atëhershme, shumica e të cilave nuk ekzistonin më, manastirin e murgeshave dhe vendin ku kish dhёnё shpirt motra Theofile kushedi pse. Pastaj me njё kryq tё stёrmadh shёnoi kishёn e shёn Mёhillit. Aty kish ndodhur historia. Aty ndodhej varri i Pagёzimit, por edhe eshtrat e at Vasilit: vetё at Vasili kish kёrkuar tё varrosej jo nё kishёn e shёn Thanasit ku kishtё shёrbyer, por nё shёn Mёhill, pranё Varrit tё Pagёzimit. Nuk dihej arsyeja e kёsaj shkelje tё rregullit fetar, sipas tё cilit priftёrinjtё zakonisht varroseshin nё kishat e tyre! Askush nga fshatarёt nuk kish njё pёrgjigjie pёr kёtё dhe mё kot Mitro Filipi ishte pёrpjekur tё merrte me mend se cili nga varret pa mbishkrime nё varrezёn e vjetёr tё kishёs atje mund tё ishte varri i at Vasilit.
Ditën tjetër ai imitoi si hije lëvizjet e para dy shekujve të stërstërgjyshit
Përsëri ndjeu mall për atë dhe përsri u nis drejt Tiranës.
Edhe njёherё Mitro Filipi i karikoi të gjitha energjitë e mbetura në trup e në shpirt për të fituar të drejtën e hershme që kish ndaj asaj krijese të ftohtë. I dhjetëfishoi hyrje-daljet nëpër shkallë ditën e pastrimit të tyre, dhe u kujdes mjaft që pastruesja të kuptonte që ai nuk kish asnjë punë tjetër, por sillej vërdallë vetëm për të. Dhe ia sulmoi familjen asaj në pikën e dobët: u miqësua edhe njëherë me të shoqin, ishministrin komunist, zotin Kaqoli.
Nga ana e tij, ndonëse u habit me këtë afrim të çmuar që se kish ndier të merituar as kur qe në pushtet, ish ministri i hapi paq perdet e mirënjohjes për këtë dhënie të vonuar të dorës dhe u tregua shumë bujar me bujarinë e shkrimtarit. Zoti Kaqoli e harxhoi gjithë personalitetin e mbetur për të besuar se kjo dhuratë e papritur e Filipëve, ishte një shenjë shprese për një përmbysje të re. Ndaj filloi të veshë përsëri kostumin e zi njëlloj si atëhere kur ishte ministër, me kravatë të kuqe dhe me këpucë me taka të larta femërore, për tu afruar disi me gjatësine e së shoqes. Në fillim u shtuan telefonatat me interesime të shtirura, diskutimet e rastësishme për demokracinë e brishtë të shqiptarëve, ose për fundin e botës, prej të cilave ish ministrit i ridhnin djersë të ftohta në kurriz, pastaj kafetë e përbashkëta me miq të përbashkët mbasditeve me shi.
Në orët e këqija të zhgënjimit, sepse sytë e ndezur të gruas që dashuronte lëshonin jo sinjalet që priste, Mitro Filipi kuptonte se njё ndryshim i saj nuk ishte dëshirë për një lidhje të fshehtë dhe as ndjellje: ai e merrte atё si njё revoltё, dhe revoltёn e merrte si pasojë të epërsisë së fatalitetit ndaj jetës. Mbase ky gjallërim është thjesht një tekë e gruas që jeton thjesht të hakmerret, mendonte ai. Pasi kish duruar aq shumë në rrëzim poshtërimin që i kish bërë shoqëria, ajo kish pritur ditën e saj, dhe kjo ditë kishte ardhur. Vetë bota, me klithmën për fundin e afruar të saj, kish vënë dorë në sfidën e Stefanisë. Ja pra ç’është politika juaj, dhe sa shumë vlen madhështia që keni, dukej sikur thosh gjallërimi i ri i pastrueses. Përpjekje, zili, para, pushtet, lavdi e sukses, ja ç’na qënka. Vjen një çast dhe ju dridhen arritjet nën këmbë. Një fshirje! Një pluhurim! Çdo të bëhet me të mbrapmet tuaja, me llogaritë tuaja bankare, me pushtetet tuaja, me kapitalizmin tuaj?
Liria e frikshme e pastrueses e tronditi Mitro Filipin, por nuk ia zbehu dëshirën e vjetër për të fjetur me të. Nuk ka gjë më të fuqishme se vëmendja kundёrshtare e femrës që dëshiron. I bindur e i sigurtë me gjithë thonjtë e këmbëve që shpejt do ta kishte të tijën, sepse ajo donte tё ishte e tija, vendosi të nxitojë për ta shpënë në fund marrëzinë. Në kohën e heshtjes, pritjes dhe shtimit të frikës për fundin e botës, i shtyrë ndoshta nga një instikt vetëmbrojtjeje ndaj të panjohurës dëshpëruese, i shtyrë ndoshta nga mungesa e ngushullimeve në çastin më të mundimshëm, atë të dyshimit, i shtyrë nga kushedi ç’mister dheu, uji apo zjarri, Mitro Filipi vendosi t’i bëjë vetes një atentat: vendosi ti shkruajë një letër dashurie Stefani Kaqolit.
Ideja i kish lindur papritur në banjën e shtëpisë një mëngjes shpëtimtar. Si në të gjitha mëngjeset e tjera, edhe atë ditë ai kish qënë në një përleshje të ashpёr me kapsllëkun e tij të ngahershëm. Kur befas, në shtrëngim e sipër, mes dhimbjeve, i kish lindur ideja t’i shkruante një letër pastrueses.
Si të gjitha sëmundjet kronike, kapsllëku atë kohë i ishte kthyer në një farë pasioni miqësor, që ishte po aq i vjetër sa edhe dashuria e tij për letërsinë. Por ndërsa letërsia, që kish mbretëruar për një kohë të gjatë nëpër të gjitha hapërsirat e jetës së tij tani kish perënduar, kapsllëku, përkundrazi, ish gjallëruar si kurrë ndonjëherë dhe ish shndërruar në një pushtues të vërtetë, ndërsa ndikonte pa përjashtim në të gjitha mendimet dhe vendimet e tij.
Mitro Filipit do ti kujtohej vazhdimisht se kjo sëmundje e ndrojtur e zorës së trashë kish patur dikur një mardhënie të veçantë me letërsinë e tij. Lidhur me këtë, ai ishte i sigurtë se nuk do ta ndryshonte kurrë e me asnjë çmim bindjen e hershme se idetë e mëdha të romaneve më të bujshme që kish shkruar, i kishin lindur pikërisht në hale, gjatё shtrëngimeve dhe dhimbjeve të kapsllëkut. Këto dhimbje e kishin shoqëruar pa përjashtim në të gjitha çastet e rralla të plazmimeve të mendimeve dhe gjatё shkrepëtimave verbuese të fantazisë.
Atëhere ishte ndryshe dhe pasioni i të shkruarit ndeshej edhe me fuqinë krijuese të zotit; letërsia ishte kudo, në udhëtimet jashtë shtetit, nëpër mbledhje e koferenca, nëpër restorante luksoze, në sallonin e pritjes, në studion e punës, nëpër flirtet e shpejta dhe në fustanin e kuq të Stefanisë. Porse, pasi e kish braktisur atë, letёrsia e tij ishte tërhequr edhe ajo në ca hapësira kuptimesh të vogla, dhe si të kish ndodhur një shkëmbim me ndjesinë e kapsllëkut, ndërsa ish ky tani zotërues i sallonit, i luleve në ballkon dhe i kuzhinës, letërsia ishte strukur dhe zotëronte vetëm hapësirat dhe objektet e banjës së ngushtë të shtëpisë, uturakun, çezmën, dushin dhe pllakat e reja përposh. Nëse së fundmi nganjëherë më të rrallë mendonte për letërsinë dhe krijimin, kjo ndodhte vetëm atje, në banjë, gjatë minutave dembele të jashtëqitjes. Nganjëherë edhe i vinin ide të mëdha për vepra që nuk do të shkruheshin kurrë, por ato fshiheshin sakaq bashkë me ujin e zhurmshëm të pastrimit në fund..
Atë mëngjes, pra, pasi ju ankua të shoqes për një gjë të habitshme, ngaqë kish vënë re se jashtëqitja e tij s’qe më njerëzore, por ngjante me së fundi me atë të kecave pirës, u mbyll në studion e punës dhe s’u bë i gjallë deri në mesditë.
Edhe pse zonja Filipi e dinte burimin e ideve të të shoqit, pikënisjen e frymëzimeve të tij por edhe të famës së tij, asaj nuk i vajti mendja se në banjë, duke bërë kakërdhi siç thosh, të shoqit do i kish shkrepur në kokë ndonjë ide madhështore. Ajo gjente në mendjen e saj jo xhelozi, por një gjë të tmershme e të panjohur në këtë rikthim drejt letrave të të shoqit, ndërsa s’mbahej mend që kur kishte shkruar për herë tё fundit dy fjalë.
Duke hyrë ai në studio atë mëngjes, ajo e ndoqi nga pas me sy të çaplyer. Vështrimet e sarkazmës përzier me frikë femërore ai i ndjente mbi shpinën e kërrusur, të cilën nuk e drejtoi si bënte zakonisht për tu dukur i ri dhe energjik, sepse kjo gjë nuk ishte mё e nevojshme. Zonja Filipi ishte tmerruar së fundmi nga pëshpërimat për fundin e premtuar të botës. Sipas Mitro Filipit, ajo ishte e vetmja krijesë në planet, midis njerëzve dhe kafshëve, që ishte qind për qind e sigurtë për shkatёrimin e madh.
Gjatë ditës zonja Filipi e përgjoi disa herë pas dere shkrimtarin, si për tu bindur që i shoqi ishte gjallë, sepse i ishte bërë kobë mbyllja e tij murgërore, dhe kur nuk i dëgjoheshin ato gulçimet e mushkërive që e kishin lënë tërë jetën pa gjumë, qysh mbrëmjen e parë të martesës, e pyeste siç nuk e kishte pyetur ndonjëherë në njëzet vitet e fundit, nëse kishte nevojë për gjësend.
-Asgjë,- e trashte zërin Mitro filipi.-Mё lini tё qetё!
Atë ditë takimi të fundit me profesionin e të shkruarit, ai shkruajti letrën e fundit të dashurisë për të dashurën e fundit. Kishte kaluar dreka kur pasi bëri disa korigjime lëmuese, u mbush me frymë i kënaqur. I kish thirrur mëndjes që të mërkurën e nesërme tia jepte fshehur në dorë zonjës Stefani, kur ajo të pastronte shkallën.
Me sy të mallëngjyer dashnori, që i digjnin nga tymnaja e duhanit atj e brenda, e lexoi gati me zë gjithë çkishte shkruar, sepse besonte se tё njёjtёn gjё do bёnte edhe Stefania:
“Nё moshёn time pёrfytyrimet janё njё gjё e ndaluar: ёshtё e vёshtirё tё marёsh me mend ç’pasoja mund tё sjellё njё rebelim shpirtёror kaq i vonuar. Falё kёtij rebelimi unё jam ulur sot nё tryezen e pluhurosur tё punёs, qё t’ju shqetёsoj me njё guxim tё pafalshёm dhe tё vёrtetё. Ju kam nё mendje si njё drithёrim, si njё flatrim, si njё pёshpёrimё ndjeshmёrie… Ju jeni atje, e pambrojtur akoma nga sulmet e pёrkushtimeve tё mёdha. Unё ju mendoj vazhdimisht, shenjtёrisht, ju prek fshehurisht me ledhatimet e lodhura tё shpirtit, me vonesёn e pafalshme dhe me kundёrshtinё e pafalshme: ky ёshte vetё fataliteti i jetes. Ju gjej atje pёllumbesha ime si njё vegim bardhёsie; i verbuar prej saj, nuk mund tё mos psherёtij pёr shpejtimin e rrotullimeve diellore, pёr kalimin e pabesueshёm tё viteve dhe pёr pllakosjen e tmershme tё pleqёrisё…
Pritja ёshtё aleatja mё e madhe e heshtjes, por ёshtё armikja mё e madhe e qёllimit!
E dini? Ndjesitё e mia i kanё shpёtuar sё fundi durimit. Sot, nё mos janё ato qё duhen tё jenё, nё mos janё marrёzia e mllefit pёr kohёn e humbur tё gabimeve tё mёdha, sё paku janё mirёnjohje pёr trokitjen e fundit tё dashurisё nё shpirtin tim dhe nё zemrёn time tё terrur.
Ju dashuroj! Ju dua po aq sa ёndёrroj tani rininё time plot dashuri. Ju kam nё mendje edhe nё kurthet mё tё pabesa tё kohёs; truri im ka njё mёnyrё tё pulsimit: çdo sekondё luan me fanitjen tuaj .Prandaj, nuk mund ta harroj dot, jo, fytyrёn tuaj aq ёmbёlsisht tё vesuar, sytё e kursyer tё dashurisё sё harruar, lёkurёn e shenjtёruar prej mallit tё hershem pёr pёrkёdhelje tё vёrteta…
Sot ёshtё njё ditё e vecantё, e heshtur, nga ato qё
gjithmonё diçka duan tё tё thonё nё vesh. Jashtё fryn erё me shkulm dhe fillon befas tё fishkёllejё me njё mёnyrё si tё dojё tё tregojё se ajo gjёmon njёlloj si oshёtin stuhija e shpirtit brenda meje. Tё dyja stuhitё pёrputhen, rrezonohen, pёr tu gjetur njё tjetёr kuptim çasteve tё pёrmalluara.
Kam qёnё vazhdimisht i rrёmbyer nga mendime tё trishta. Nё njё pёrpjekje pёr t’u miqёsuar me mallin dhe me tё gjitha mungesat, kam pyetur veten me mijёra herё ç’ke qёnё duke bёrё. Mos po shikoje televizor, apo e shtrirё nё kanape dhe e veshur me pizhama tё lehta lexoje njё libёr?
E tёrhequr nё qoshe, mos po mendoje si shumica e njerёzve pёr pakuptueshmёrin
Edhe tashti pyes veten dhe mё djeg dёshira tё marr vesh ç’je duke bёrё. Mendja mё thotё se ke rёnё nё njё heshtje kuptimplotё dёshpёrimesh dhe mua mё erren sytё nga dyshimi se ti ndihesh keq moralisht e zymtohesh. Mё pikon keqardhja qё ёshtё e pamundur tё vё dorё pёr tё tё lehtёsuar, nёse ato ekzistojnё. Ca gjёra , tё mira a tё kёqija, mbeten tё pandryshuara tёrё jetёn. Puna ёshtё a mund tё ndryshosh ti pёrballё tyre qё tё mund t’i shijosh ose qё tё mund t’i durosh. Detyra jonё ёshtё tё mendojmё se sa e nevojshme ёshtё tё shfrytёzosh kalimin e kohёs, ligjet dhe sidomos mbarimin e saj, sepse kjo ёshtё njё ekzistencё nё tё cilёn triumfon ai qё arrin tё kuptojё logjikёn e pulsimit dhe logjikёn e çastit.
Pёllumbesha ime e gjorё! Mё pёrvёlon dёshira tё di nёse nё mbarimet e çasteve tё tua, gjendem ndonjёherё edhe unё me gjithё pleqёrinё time. Do desha tё dija nёse ndjeni vallё atё pёshpёrimёn e dashurisё qё troket nё ditёt mё tё kёqija, nё ditёt mё tё vonuara dhe, a e ndjeni vuajtjen time, gjithashtu, pёrmes ftohtёsisё tuaj pёr tё? Po ёndёrimet e mia jetime, qё ushqehen me thёrmijat e guximit tё turpshёm, mallin dhe brengёn qё tёrё jetёn kam ndjer pёr afrimin tuaj dhe pёr largёsinё gjithashtu? I nuhatni
vallё edhe kёto? Apo tё gjitha kalojnё para jush si kalojnё kёrcunjtё e humbur nё njё lumё pas shtrёngate qё shfaqen sa pёr tё hapur sytё; sa pёr tё dёshmuar furtunёn qё ndodh atje larg, nё burimet e ujit dhe sa pёr tё bёrё zhurmёn e ikjes me ujin e turbullt. Kercunjtё zhduken atje tej si tё mos kish patur kurrё stuhi dhe pemё tё shkulura.
E pra, do desha tё dija se si do tё qёnё kёto çaste sikur ta dije se njё stuhi gjaku fryn tashti nё luginёn e zhveshur tё mendimeve tё mia. Njё shkulm frike dhe drite merr atje gjithё ç’gjen pёrpara. Ju jeni aty. Si njё perёndeshё e Olimpit, me njё fanitje qё xixёllon nga yjet e rinj tё gjithёsisё, mban nё duar rrufetё.
A ndjeni vallё nё lavdinё e atjeshme njё kundёrshti ndjeshmёrie qё pёrpiqet tё mё shpёtojё mua nga ngadalsimi i hapave?…
Ah, ç’po bёj kёshtu e ç’dua t’ju them me kёtё gjest e me kёtё letёr shkollari? Qё vuaj pёrditё e qё pёrpiqem me kёto synime tё turbulloj gotёn e vetmisё sime, sepse nuk e duroj dot pastёrtine e lёngut atje? Qё dua tё nё qiejt e shёmtisё sime, si tё jem njё beqar i vetmuar, ku tё guxoj tё ndez ca qirinj ndriçues pёr pabesitё e sё ardhmes?
E di, e di se atje tej, qёllimi do tё gjejё sёrish njё stinё dimёrore; mospёrfillja juaj do t’i presё drejtimin flladit tё ndjeshmёrisё sime sepse deri tani pёrpjekjet e mia kanё ndeshur tek ti ftohtёsinё. Gjithçka atje ndryshon ashtu si kondesohet avulli nё kapakun e ftohtё tё tenxheres qё zien mbi prushin e zjartё. Avulli bulёzohet, bulёzat pikojnё sёrish nё tenxhere, nё kthimin e tyre. Avullojnё pёrsёri dhe pёrsёri kthehen nё ujё, dhe kёshtu pambarim: sulme tё kota dhe kthime, energji e harxhuar kot, gjersa prushi tё shuhet…
Por ç’thonё? Nёn ndriçimin e zbehtё tё qirinjve tё sё ardhmes, ndёrsa unё shoh dimrin e ftohtё tё vёmendjes suaj perpara, njerzit pёrpiqen tё shquajnё njё hije tё frikshme:
Fundi i botes? Ç’trokitje e tmerrshme, pёrzier me dashurinё!
Po jo! Unё do tё heq dorё nga kёto fluturime naive si zhgёnjime tё vonesёs sё madhe. Do tё mbushem me frymё, kurse ju mbani vesh. Pёr fat tё keq nuk do tё vijё fundi i botes, por njё dimmёr i tmerrshёm pёr shpirtin njerёzor. Fund bote, e dashur, nuk do tё ketё! Sepse nuk mjaftojnё veç pёshperimat! Duhet tё afrojnё edhe dashuritё e mёdha. Vetёm ato mund tё shpёrthejnё nё vullkane shpirtin e lodhur njerёzor dhe botёn e tёrё. Atyre u trembem gjer nё pikёn e fundit dhe pres qё edhe ju tё tmerroheni prej tyre. Por a do tё vijnё ndonjёherё? Nёse ardhja e tyre do tё jetё pa dyshim fundi i pashmangёshёm i botes, ikja e tyre do tё jetё pastaj fundi i tёrё gjithёsisё.
Nuk jam njё 20-vjeçar, por jam mjaft i qetё nё sigurinё time se zemra, kjo fjalё qё s’i shkon mё matufepsjes dhe as mençurisё sime, pikon nё kёto ditё, njёlloj si atёhere trishtimin dinak tё pёrmallimeve tё burgosura. Dhe ndjej njёlloj si atёhere frikёn e dashurisё qё qёndron pёrmbi frikёn e jetёs dhe pёrmbi tmerret e tjerra. Ju dashuroj! Ju pres tё shfaqeni papritur, mes ditёve tё numёruara, si njё shpresё. Dua tё shijoj disiplinёn e pёrfundimit me njё prani tё re e ndoshta tё fundit, tё rrezikut. Kёshtu do tё mund tё guxoj tё pranoj flatrimin e mundёsive! Dua tё lёmoj lakuriqёsinё tuaj me mendime, ashtu si lёmon sot mosnjohja tё vёrtetёn pёr feundin botes.
Dua t’ju mendoj vazhdimisht pranё meje, nё njё shtrat
ёndёrrimesh nёpёr ditё tё diela pambarim. Ç’do tё ndodhё nё to, dhe a do tё ndodhё, sikur nga dritarja tё bjerё rrezatimi i pikёlluar i hёnёs? A do tё ndodhё bashkimi i trupave tanё?
Dua tё degjoj rёnkimet e dashurise mes rёnkimeve tё kёnaqёsise suaj dhe dua qё kёto t’i dёgjojnё tё gjithё njerёzit e lirё nё planet.
A mund tё ndodhё paqja mes shёmtisё dhe bukurisё, mes mendimit dhe dёshirёs, mes pleqёrisё dhe rinisё? Ja pra ku fshihet fundi i botёs. Pas kёsaj paqe, bota s’ka ç’tё arrijё dhe rruzulli s’ka mё pse tё vёrtitet rreth Diellit. Pas saj do tё vijё njё bardhёsi e pёrjetshme e shkretёtirёs, nё tё cilёn jeta tokёsore do tё jetё pёrzierё me vdekjen dhe panevojshmёrinё
Fundi i botёs! Mendimi arrin deri aty. E shpie frika. A ju kujtohen parandjenjat e mia pёr tё? Ua kam thёnё atё tё dielё tё largёt, ju kujtohet? Njё parandjenjё qё ma shtiu nё shpirt njё i vdekur shumё vite shkuar. Tё dyve mendja na rrinte stje, tek skeleti i zbuluar i priftit, tek eshtrat e bardha, tek historia qё e kish ndarё gabim atё njeri prej kujtesёs dhe vuajtjeve, tek zgavrat e menduara tё syve, tё kthyera anash.
Ç’qe, pra, ai sinjal prej tё ikuri? Mos duhet besuar se tё vdekurit i parandjejnё tёrmetet e sё ardhmes mё parё se tё gjallёt dhe shohin pёrpara shumё mё larg se ata?
Kush mund ta thotё? Dёnimi me i madh i njeriut nuk ёshtё jeta siç duan tё thonё, por vetvetja. Nё tё fshihet mjerimi. E pra, befas, kёtё mjerim po na e kёrcenoka fshirja e pёrjetshme!
Tek e dyshoj, e dashur, jam fare i qetё.Jam kaq i qetё sa tmerrohem prej mungesёs sё frikёs. Mos kjo ёshtё njё shenjё? Apo ёshtё veç njё pllakosje dyshimesh pёr gjithё sa thuhen lart e poshtё nё planet. Unё vёrtet, e dashur, nuk e besoj fundin e botёs, por edhe po ta besoja, edhe po ta pranoja, a ёshtё e mundur kjo ngjarje e vogel tё krijojё pushtet mbi ngjarje kaq tё mёdha, siç ёshtё dashuria. Nё fund tё fundit, a s’duhet menduar se fundi i botёs ёshtё instikti i fundit i vdekjes dhe vetёdija e parё e saj; njё manaxhim i tmerrit tё njohur qё ajo i ka shpёrndarё jetёs
pёrsipёr?
A s’ёshtё pёr tё gjithё ne i njohur ky pёrfundim kaq i pashmangshёm? A s’ёshtё mё mirё tё kёnaqemi me fluturimet e mira tё shpirtrave e tё besojmё se nё to ka vёrtet liri tё dobishme? Le tё mos jemi tё lumtur kurrёn e kurrёs! Le tё bёjmё mё mirё dashuri dhe pastaj tё shohim a do mund tё mendojmё! Le ta sfidojmё fundin e botёs me fundin e orgazmave tona…
E dashur! Ju mendoj papushim nё tё gjitha ndalimet e mia. Nё kёto orё tё mbetura, nё vend tё frikёs lozonjare, dua ta shijoj aromёn e dashurisё dhe shijen e pёrfundimit tё saj.
Nuk ka rёndёsi nёse ke frikё. Rёndёsi ka tё miqёsohesh me tё, qё tё mund ta pranosh e ta shfrytezosh per tё duruar jetёn. Dhe durim do tё thotё tё vazhdosh! Aq mё tepёr qё fitorja e njeriut nuk qёndron nё mposhtjen e frikёs, nё shpёtimin e botёs dhe as nё pёrjetёsinё e ёndёrruar, dhe asgjёkund tjetёr, sepse ajo nuk ekziston. Ekziston ngushёllimi dhe ky qёndron nё mbrekullinё e kushtetutёs sё krijimit tё botёs. Atje ndodhet e shkruar si njё ligj e vёrteta e vetme, e fundit: Pёr shpirtin njerёzor do tё ketё njё rini tё pёrhershme!”
–fragment nga romani “Varri i Pagëzimit” (artan mullaj)
Jeto I Lumtur