JiL.al - Jeto i Lumtur

Surprizohet Britania/ Shqiptarët hyjnë në top 10-shen e prindërve me origjinë të huaj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Surprizohet Britania/ Shqiptarët hyjnë në top 10-shen e

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një informacion surprizues kanë publikuar mediat britanike ditën e sotme, teksa në vazhdën e zbulimit të grupeve shqiptare që trafikojnë emigrnatë me gomone në kanalin e “La Manshit’ kanë bërë publik edhe raportin e Zyrës Kombëtares së Statistikave që nënvizon se shqiptarët janë në top 10-en e kombësive që lindin më shumë fëmijë në ishull.

“Shqiptarët janë ndër prindërit më të zakonshëm që lindin fëmijë për herë të parë në Britaninë e Madhe. Më shumë se 3,000 foshnja kanë lindur këtu vitin e kaluar me nëna nga vendi ballkanik”, ka zbuluar Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Por shifrat kanë ngritur pikëpyetje për madhësinë e vërtetë të popullsisë shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila sipas regjistrimit zyrtar është më pak se 50,000.

Htrt

Ndër nënat, Shqipëria u bë vendi i dhjetë më i zakonshëm, nga vendi i 41-të që mbante një dekadë më parë, ndërsa për baballarët u bë vendi i tetë më i zakonshëm, nga vendi i 36-të që zinte një dekadë më parë.

Ish-ministri i Zyrës së Brendshme Sir John Hayes tha: “Është e çuditshme që duhet të ketë kaq shumë foshnje të lindura këtu nga prindër shqiptarë, duke pasur parasysh statistikat zyrtare për numrin e tyre. Pyetja që shtrohet është, nëse një numër i madh i shqiptaresh janë këtu ilegalisht ose nëse atyre u jepen viza me ndonjë mjet tjetër, dhe nëse po pse”.

Shifrat e ONS për vitin 2019 vlerësuan se kishte vetëm 47,000 shqiptarë në Britani, duke i bërë ata kombësinë e 46-të më të zakonshme jobritanike, nga të cilat 22,000 janë femra.

Peter Ëalsh i Observatorit të Migracionit në Universitetin e Oksfordit tha: “Të dhënat e disponueshme të imigracionit nuk japin një shpjegim të qartë se pse Shqipëria është zhvendosur për herë të parë në dhjetë vendet e para më të zakonshme të lindjes për prindërit emigrantë. Shpjegimet e mundshme për këtë përfshijnë vlerësimin e popullsisë së ONS që është shumë i ulët [për shembull për shkak të migrimit të parregullt ose reagimit të ulët ndaj sondazheve të qeverisë], ose që shqiptarët kanë më shumë gjasa të jenë në moshë riprodhuese dhe si rrjedhim të kenë më shumë fëmijë”.…jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top