Një i ri shqiptar në Greqi ndodhet në bankën e të akuzuarve, pasi gruaja e tij e ka denoncuar atë për dhunë në familje. Sipas mediave helene 26-vjeçarja pretendon se burri i saj, 34 vjeç e ka kërcënuar atë me kaçavidë. Për këtë ai është dënuar me 14 muaj burg dhe tre vjet vjet heqje të mundësisë së ankimimit.
Në një prononcim për Prorothema, ai hedh poshtë të gjitha pretendimet e gruas dhe thotë se është i tronditur nga akuzat e saj.
“Çfarëdo që të them është pak. E kam paditur edhe për shpifje, por nuk e mbajtën sepse ajo e ka fëmijën. Ajo më ka kërcënuar se do të më fusë helmin e miut në ushqim. Nuk e di pse. Jam i shokuar. Kjo grua dëshiron të më shkatërrojë. Problemi i vetëm është në trurin e saj. Nuk do prokuror, do psikolog”, tha ai për Protothema.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
I pyetur nëse do të tentojë të kthehet në shtëpi në të ardhmen, ai përgjigjet: “Nuk po kthehem më në shtëpi. Po kërkoj një shtëpi tjetër. Ajo është e lirë të jetojë jetën e saj dhe të mos ketë frikë për jetën dhe fëmijën e saj. Të kthehet në shtëpi me fëmijën e saj, sepse fëmija po vuan. Por kur ajo të humbasë durimin, do të jetë tepër vonë për të gjithë ne. Ajo do të mendojë për atë që ka bërë dhe do ta gjejë veten në një rrugë pa krye. Mos mendoni se për shkak të punësimit në Bashki do t’i zgjidhen problemet”…jetoilumtur.al/
burimi lajmifundit.al/