Dy të rinj shqiptarë janë futur në telashe me autoritetet italiane, pasi kanë tentuar t’i arratiseshin policisë pas sinjalizimit për ndalim. Ngjarja ka ndodhur mes së shtunës së 6 gushtit dhe së dielës së 7 gushtit në Badoere.
Dy djemtë, 23 dhe 25 vjeç, ndodheshin në një mjet tip Audi, kur kanë vënë re praninë e karabinierëve, të cilët po kryenin kontrolle.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Të dy, në mënyrë të ngathët, u përpoqën të bënin një kthesë, duke tentuar të arratiseshin, por arritën t’i ndalonin.
Drejtuesi i mjetit ishte djali 23-vjeçar, pa leje drejtimi. Pronari i makinës ishte ulur në sediljen e pasagjerit.
Nga kontrollet e mjetit, karabinierët e stacionit Castelfranco Veneto, gjetën disa doza kokaine të fshehura midis sediljeve. Kontrolli ka vijuar në shtëpinë e 25-vjeçarit shqiptar, pronar i Audi-t dhe banues në Marca.
Brenda shtëpisë karabinierët gjetë të fshehur mes rrobave në një gardërobë, një pistoletë gjysmë automatike e kalibrit 9×21 e markës Para-Ordnance, e cila rezulto e vjedhur në vitin 2018 në një shtëpi në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenza.
Arma e vjedhur ishte gati për përdorim, në karikator kishte 15 fishekë. 25-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzat ndaj tij janë; marrja e sendeve të vjedhura dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu në praga ra dhe 23-vjeçari.”…jetoilumtur.al/
burimi lajmifundit.al/