Shqiptarët në top listën e vendeve që kanë lindur më shumë foshnja gjatë një viti në Britaninë e Madhe.
Daily Mail ka bërë publik raportin e Zyrës Kombëtares së Statistikave që nënvizon se shqiptarët janë në top 10-en e kombësive që lindin më shumë fëmijë në ishull.
“Shqiptarët janë ndër prindërit më të zakonshëm që lindin fëmijë për herë të parë në Britaninë e Madhe. Më shumë se 3,000 foshnja kanë lindur këtu vitin e kaluar me nëna nga vendi ballkanik”, ka zbuluar Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Por shifrat kanë ngritur pikëpyetje për madhësinë e vërtetë të popullsisë shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila sipas regjistrimit zyrtar është më pak se 50,000.
Lajmi vjen pasi një raport tronditës që u publikua disa ditë më parë ku thuhej se katër nga 10 emigrantë që kalonin Kanalin me gomone ishin nga Shqipëria, i cilësuar nga Britania si një komb paqësor në bisedime për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, ndryshe nga vendet në luftë si Siria dhe Iraku.
Ndër nënat, Shqipëria u bë vendi i dhjetë më i zakonshëm, nga vendi i 41-të që mbante një dekadë më parë, ndërsa për baballarët u bë vendi i tetë më i zakonshëm, nga vendi i 36-të që zinte një dekadë më parë.
Ish-ministri i Zyrës së Brendshme Sir John Hayes tha: “Është e çuditshme që duhet të ketë kaq shumë foshnje të lindura këtu nga prindër shqiptarë, duke pasur parasysh statistikat zyrtare për numrin e tyre. Pyetja që shtrohet është, nëse një numër i madh i shqiptaresh janë këtu ilegalisht ose nëse atyre u jepen viza me ndonjë mjet tjetër, dhe nëse po pse”.
Shifrat e ONS për vitin 2019 vlerësuan se kishte vetëm 47,000 shqiptarë në Britani, duke i bërë ata kombësinë e 46-të më të zakonshme jobritanike, nga të cilat 22,000 janë femra……jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/