JiL.al - Jeto i Lumtur

Do ta shisnin 50 mijë €: Dy burra i rrëmbejnë foshnjën nënës shqiptare në Greqi, babai nën hetim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu. 

Dy persona janë arrestuar në Aegaleo, Greqi pasi mbrëmjen e kaluar kanë rrëmbyer një foshnje 8 muajshe nga një nënë shqiptare. Dy të arrestuarit akuzohen se ia kanë rrëmbyer shqiptares foshnjën për ta shitur për 50 mijë euro, por dy punonjës të policisë bashkiake kanë mundur ta pengojnë në momentin e fundit shitjen e djalit jashtë metrosë Aegaleo.

Historia tragjike nis në pallatin në rrugën Spyrou Patsi në Votaniko me dy burrat që vizitojnë nënën 31-vjeçare me origjinë nga Shqipëria. Dy burrat më pas morën foshnjën me taksi dhe e çuan në një stacion METRO jashtë bashkisë në Aegaleo. Aty, sipas  me mediave greke, ata kishin një takim me një grua, e cila kur ka parë policët bashkiakë është zhdukur. Një punonjës i policisë bashkiake tja:

Fëmijën po e mbanin çuditërisht, me këmbët lart, me kokën poshtë, në diell. I pyetëm nëse ishte i tyre, na thanë jo.

Kur policia ka arrestuar dy personat ata kanë rrëfyer motivin e aktit të tyre:

Fëmijën ia kemi marrë nënës së tij me qëllim për 50 mijë euro.

Por më pas ata ndryshuan mendim dhe thanë se thjesht donin të bënin shëtitje me të. Pak orë pas arrestimit të tyre, nëna e foshnjës është thirrur nga policia dhe ka shkuar në departament.

Nuk e kam dhënë. E kanë marrë vetë. Të dy janë miqtë e mi dhe ishin në shtëpinë time kur hyra për të bërë banjë. Kur dola nga banja mendova se foshnja po flinte.

Një person kyç në rastin e rrëmbimit të foshnjës konsiderohet edhe babai i cili është në një qytet tjetër. Sipas mediave greke oficerët e policisë do të hetojnë edhe mundësinë që dy të rinjtë me origjinë greke, 30 dhe 33 vjeç, i përkasin një rrjeti të trafikut të foshnjave. Por atyre iu duket shumë e çuditshme fakti që fillimisht ata ua kanë thënë punonjësve të policisë bashkiake se donin ta shisnin foshnjën për 50 mijë euro pasi çmimi është shumë i lartë. Por kur janë përballur me policinë, ata kanë pohuar se foshnjën ua ka dhënë nëna për ta nxjerrë shëtitje, e cila sipas informacioneve ka edhe katër fëmijë të tjerë që jetojnë me babanë në Volos.

jetoilumtu.al/

 

burimi JOQ ALBANIA/

Scroll to Top