Polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të 14 vjeçarit që u zhduk dje në lumin Seman teksa ishte duke gjuajtur për peshk.
Policia u njoftua pasditen e djeshme, rreth orës 19:00se 14-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar dhe dyshohet se ishte futur për tu larë, por nuk kishte dalë më.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Fillimisht policia gjeti rrobat e tij në anë të lumit dhe vetëm pak minuta më parë gjetën edhe trupin e pajetë në ujë.
Fqinjët tregojnë se kjo nuk është e para fatkeqësi për familjen, pasi 10 vite më parë i është mbytur edhe një tjetër djalë në të njëjtin vend.
“Janë shumë hallexhinj, në punë dhe hall të tyre. Babai i ka lënë ka 4 vjet. Edhe një vëlla i është mbytur para 10 vitesh këtu.
Këta me ndihmë ekonomike rrojnë, tani ia kanë ndërprerë fare. Kanaçe mblidhnin. Shumë çun i mirë ishte djali.
E shikoja që gjuante këtu peshk. Nuk e kanë gjetur ende, do ta ketë marrë rryma.”
“Familje e mirë dhe punëtore, fukarenj. Ai çuni punoi disa ditë te unë, ishte djalë i mirë, i zgjuar dhe punëtor. Ka qenë duke kapur peshk.
Do ketë rënë ose mund të jetë hedhur për tu larë, ai e di. Duhet që shteti të vejë dorë në këtë familje se janë më të varfrit.
Nuk ngopin dot barkun me bukë. Kjo familja është më e varfra në zonë. Merrnin më parë ndihmë nga shteti, por tani nuk marrin.
burimi lajmifundit.al/