Shijaku “thahet” për ujë, banorët: Detyrohemi ta blejmë për të pirë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve në bashkinë Shijak janë kthyer në një problem shqetësues për qytetarët. Ata vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, sidomos në temperaturat e larta që qyteti po regjistron.

Banorët thonë se kjo është një problematikë e vazhdueshme.

Gjithë jetën, asnjëherë s’kemi pasur ujë,” – u shpreh një qytetar.

“Kanë tre ditë që presin deri në 3 të natës për të ardhur uji. Janë familjarët e bashkëshortit tim. Gjithë verën kjo është,” – tha një qytetare.

Ata deklarojnë se e blejnë ujin.

Përgjegjësi i repartit të Shijakut, që është në varësi të Ujësjellës Kanalizime Durrës, Ivo Doçi nuk e mohon problemin, por sqaron shkakun.

“Ky ka qenë një problem i vazhdueshëm, prej shumë vitesh, prandaj bashkia Shijak në bashkëpunim me UKD po bën një investim,” – tha Doçi.

“Të vetmin problem, që mund të jetë 1 herë në 2 ditë, sepse jemi ende në fazë punimesh, e kanë fshatrat, por qyteti furnizohet çdo ditë,” – shtoi ai.
Për të shmangur bllokimin total të ujit deri në përfundim të punimeve, ky repart ka vendosur t’i furnizojë me orar qytetarët.

Në përfundim të punimeve, ky investim pritet t’i japë fund problemit të përhershëm disavjeçar të furnizimit me ujë të pijshëm në Shijak./ Euronews Albania

 

jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *